Lajmi i fundit:
  • 14:11 Aksioni në Dukagjin, ministri Tahiri drejt Shkodrës

  • 13:58 Aksident në Lushnje, 4 persona të plagosur

  • 13:01 Sateliti Galileo, në orbitën e gabuar

  • 12:38 PS: Basha premtoi park, dha leje për kulla

  • 12:12 Noka: Rama ka inkriminuar administratën

  • 12:06 DASH ndalon zyrtarët e lartë t’i bahskohen ‘kovës me akull’

  • 12:00 Grabiten dy gra në QSUT, pranga autorit

  • 11:17 Refuzohet ndërhyrja në dy xhamitë e përfolura në Shkup

  • 11:01 23-vjeçari që u kthye nga DJ në terrorist, ‘ekzekutor i gazetarit’

  • 10:43 Merkel në Ukrainë, tërhiqen kamionët me ndihma ruse

Aksidenti në Durrës, pranga 17-vjeçarit, ‘shofer’ i dehur dhe pa patentë

makina-shijak-266x200Durrës- Dy ditë pas aksidentit tragjik në rrugën nacionale Durrës-Shijak, ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagos drejtuesi i mjetit, është arrestuar 17-vjeçari që ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar, është kapur në flagrancë Xhuliano Çyrbes nga fshati Sallmone i Shijakut, pasi drejtonte automjetin e babait të tij, pa patentë dhe është përplasur me bordurën që ndodhet para një pike karburanti në afërsi të “Katër rrugëve të Shijakut”.

Si pasojë kanë humbur jetën dy të rinjtë të moshës 16-17 vjeç nga fshati Sallmone dhe nga plazhi i Durrësit.

Ndaj të arrestuarit që mbeti i plagosur në këtë aksident janë ngritur akuzat e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimit të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Automjeti tip “Mercedes Benz” me targa DR 6165 D me të cilin udhëtonin të rinjtë është përplasur me një nga strukturat mbajtëse të reklamave në anë rrugës, në fshatin Xhafzotaj. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka bërë disa rrotullime në ajër dhe është ndarë në dysh, duke nxjerrë jashtë tij trupat e dy viktimave që janë gjetur në distancë nga njëri-tjetri.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Shkafane të Ishmit, me pasojë plagosjen e rëndë të tre personave. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë drejtuesit e dy motoçikletave, Safer Masha, 26 vjeç, dhe Stijan Molla, 19 vjeç. Ndërsa është plagosur edhe pasagjeri i Stijan Mollës, 18-vjeçari Eltjon Nuzi.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook