Lajmi i fundit:
  • 18:43 Seanca parlamentare, flet kryeministri Edi Rama

  • 17:40 Nis sesioni i ri parlamentar, fillon seanca e sotme plenare

  • 16:55 Protesta para Parlamentit për vjedhjen në BSH

  • 16:34 Mblidhet grupi parlamentar i LSI-së

  • 16:16 Durrës, Zyhdi Dajti emërohet drejtor i sigurisë portuale

  • 15:43 Vrasja në Mirditë, dyshohet për motive xhelozie

  • 14:50 Merkel: Jemi përballë një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës

  • 13:11 Vlorë, plagoset një biznesmen në zonën e Skelës

  • 13:18 Basha: Rama-Meta, revansh të egër zhbërje

  • 12:37 Mirditë, vrasje me armë zjarri

BE: ’21 janari’, jo ndërhyrje në proces. Zgjedhjet, test. Ndal nacionalizmit

komisioni_europian_raportBruksel- Ecuria në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë do të jetë në fokusin e punimeve të komitetit të katërt Stabilizim-Asocimit në Bruksel, me pjesëmarrjen e delegacioneve të Shqipërisë dhe të BE-së.

Dokumenti mbi faktin se cili do të jetë qëndrimi i BE-së, është siguruar nga Top Channel. Mes një sërë çështjes në tekst preken tematika të nxehta si ’21 janari’, retorikat nacionaliste, zgjedhjet e 2013-ës apo edhe reklamat qeveritare.

“21 janari

“Delegacioni i BE-së do të nënvizojë rëndësinë e funksionimit të duhur dhe pavarësisë së institucioneve kyçe demokratike, si parlamenti dhe gjyqësori. Në lidhje me çështjen gjyqësore të ngjarjeve të 21 janarit 2011, do të vërejë se prokuroria e ka apeluar vendimin e gjykatës së qarkut të Tiranës dhe do të përsërisë se ndjekja e kësaj çështjeje duhet bërë nëpërmjet procedurave të besueshme gjyqësore pa ndërhyrje të papërshtatshme. Kjo është e rëndësisë më të madhe për besueshmërinë e të gjitha institucioneve të shtetit”.

Zgjedhjet

“BE-ja do të nxisë Shqipërinë të marrë masat e duhura për të garantuar zbatimin efikas të Kodit të rishikuar Zgjedhor. Duhet kushtuar vëmendje e veçantë për të garantuar kryerjen e detyrave në një mënyrë profesionale dhe jo-partizane nga organet e administratës zgjedhore. BE-ja do të nënvizojë se përgatitja dhe mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të 2013 do të jetë një test thelbësor për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike të vendit dhe angazhimin ndërpartiak për të arritur standartet përkatëse europiane dhe ndërkombëtare”.

Në lidhje me dy ligjet dhe rregulloren e parlamentit, ndërsa qeveria pritet të mbrojë qëndrimin për refendumin, BE-ja do të theksojë rëndësinë e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.

Konsensusi

“Në lidhje me funksionimin e Parlamentit, Shqipëria do të inkurajohet të përfundojë dhe miratojë rishikimin e rregullores së parlamentit në një frymë gjithpërfshirjeje dhe marrëveshjeje. Parlamenti duhet të jetë i aftë të përqëndrohet tek dialogu demokratik dhe kalimi i reformave kyçe që janë thelbësore për integrimin europian të vendit”.

Pesë muaj pas raportit të tetorit, BE-ja vëren proges të moderuar në fushat e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve, progres të pabarabartë në prioritetin kyç për të drejtat e grave dhe fëmijëve si dhe në politikat antidiskriminim për romët. Në 12 prioritetet kyçe, përveç miratimit të ligjeve dhe srategjive, në lidhje me zbatimin, Shqipëria mbetet në vendnumëro në një numër reformash kyçe.

Gjyqësori

“BE-ja do të nënvizojë nevojën për rritjen e përpjekjeve në fushën e reformës së gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sa i përket mbrojtjes të të gjithë minoriteteve dhe shtresave të pambrojtura”.

Administrata

“BE-ja do të theksojë se kuadri ligjor dhe institucional i administratës publike shenjohet ende nga mungesa që duhen adresuar për të forcuar profesionalizmin, depolitizimin, meritokracinë dhe transparencën, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në sektorët kyç, administrata publike përballet me sfida të rëndësishme në përmbushjen e detyrave, përfshirë menaxhimin dhe ndjekjen e programeve të asistencës dhe zbatimin e legjislacionit që synon përshtatjen me legjislacionin europian”.

Korrupsioni

“BE-ja do të ftojë autoritetet shqiptare të rrisin efektivitetin dhe efikasitetin e hetimeve të korrupsionit nga njësitë e hetimit me qëllimin për të zhvilluar gjurmë provash të besueshme për hetimin, ndjekjen dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet”.

Pronat

“Është thelbësore të plotësohet regjistrimi i parë i pronave me një pronësi të sigurtë dhe të paraqitet një politikë kombëtare për planifikimin territorial. Proceset e kompensimit dhe kthimit ndaj ish-pronarëve duhet të bazohen në jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut”.

Media

“BE-ja do të vërejë se pavarësia editoriale vijon të pengohet nga interesat politikës dhe të biznesit. Do të shënojë shqetësimin për zbatimin e papërshtatshëm të rregullave për dhënien e reklamave qeveritare që çon në perceptime se shpërndarja mund të mos jetë plotësisht e ndershme dhe e paanshme”.

Retorikat nacionaliste janë të papranueshme për BE-në, e cila do të përsërisë se deklarata të tilla duhen shmangur, ndërsa për dhënien e shtetësisë shqiptare, BE-ja do të kërkojë që të gjitha vendimet të jenë në përputhje me kriteret e liberalizimit të vizave.

Komiteti i Stabilizim Asociimit, takim i nivelit teknik, zhvillohet më dyer të mbyllyra për mediat. Pala shqiptare, e përbërë nga 57 zyrtarë, kryesohet nga ministrja Majlinda Bregu, ndërsa delegacioni i BE i cili përbëhet nga përfaqësues të Komisionit dhe të Këshillit, kryesohet nga drejtori në drejtorinë e zgjerimit Pierre Mirel”,-raporti TCH-ja.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook