Lajmi i fundit:
  • 14:50 Merkel: Jemi përballë një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës

  • 13:11 Vlorë, plagoset një biznesmen në zonën e Skelës

  • 13:18 Basha: Rama-Meta, revansh të egër zhbërje

  • 12:37 Mirditë, vrasje me armë zjarri

  • 12:13 Mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

  • 11:58 Durrës, qytetarët protestojnë kundër heqjes së shatervanit

  • 11:28 Veprimtaria kriminale dhe puna e policisë, publikohen statistikat

  • 11:33 PD: Rama-Meta blenë zgjedhjet në Korçë

  • 11:30 Analistët: ‘Srpska’ po forcohet nga shqiptarët

  • 11:20 Pakistan, protestuesit antiqeveritarë sulmojnë televizion kombëtar

Displina në shkollë, ndalohet telefoni edhe flokët me xhel (FOTO)

shkola-me-kamera1—-Nga Erina Laska—-

Pogradec- “Kujdes drejtoria e shkollës po të vëzhgon”. Kjo gjë të vjen në mendje sapo shikon një kamer të vendosur në një dritare në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Koli Gusho” në qytetin e Pogradecit. Ndryshe nga çdo shkollë tjetër në këtë qytet apo edhe qytetet e tjera duket se rregullat më elementare dhe ato strikte janë duke zënë vend me rradhë.

Kohët e fundit është bërë shumë i vështirë drejtimi i një shkollë, por drejtoresha ka gjetur një zgjidhje që rrallë zbatohet në shkollat publike: “Kamera të vendosura në çdo kat dhe në oborr. Duke parë qetësinë dhe rregullin duket se kamera e ka arritur më së miri qëllimin e saj. Por nuk e ka kryer mirë punën e saj për të edukuar nxënësit që të hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, koshi. Vendi i caktuar për ta ka mbetur oborri”.

Drejtoresha e shkollës, Eva Collaku shpjegon se vendosja e kamerave nuk synon të privojë privatësinë e nxënësve apo mësuesve.

“Kamerat përdoren vetëm si elemente sigurie për të mbrojtur nxënësit, ambientin e shkollës. Janë vendosur për të ndaluar hyrjen e personave të panjohur apo edhe për të ndaluar sjelljet jo të mira dhe dashakeqëse midis nxënësve”,- tha për Gazetën IDEA, drejtoresha Eva Collaku.

shkolla-kameraKamera në shkollë

Shumë njerëz i druhen kamerave, disa i kanë “fobi”,  disa i pëlqejnë, por të vendosura në shkollë, për nxënësit që nuk janë mësuar me rregulla ato bëhen bezdisëse. Në zyrën e drejtoreshës ndodhet kompjuteri nga i cili ajo vëzhgon çdo ambient të shkollës.

“Në çdo institucion njerëzit duhen të mësohen me disa rregulla, t’i zbatojnë ato sepse ndryshe nuk funksionon institucioni. Kamerat janë për të menaxhuar më mirë mjediset fizike të shkollës. Shkolla nuk ka roje, këtë punë e bënte shpesh pastruesja prandaj efikase ishte kjo zgjidhje”,- vijon Eva Collaku.

shkolla-kamera-3Shkolla 9-vjeçare

Ky rregull ndiqet edhe nga shumë të tjerë që rrallë zbatohen në shkollat e tjera. Sipas drejtoreshës në mjedisin shkollor ndalohet gjithcka që konsiderohet jashtë standartit të modelit të një nxënësi. “Të gjitha rregullat që kemi vendosur janë në dispozitat e ligjit për arsimin. Këto rregulla janë për përsosjen e vlerave, që shërbejnë për të drejtuar veten dhe të tjerët”,- vijon ajo.

shkolla-kamera5Shkolla 9-vjeçare

Ndërkohë janë në prag të zbatimit edhe rregullat që kanë të bëjnë me paraqitjen e nxënësit kur hyn në ambientet e shkollës siç është uniforma apo ndalimi i përdorimit të telefonit. Dhe sërish duke folur me rregulloren e institucionit përpara, jo e lejueshme për nxënësit e kësaj shkolle është përdorimi i aksesorëve që nuk shërbejnë për zhvillimin e orës së mësimit, ndër të cilët kohët e fundit klasifikohet dhe xheli i flokëve!

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 
  • pulka

    budalliqe qe te gjitha ne shkollen koli gusho s’ka fare as edhe nje pike te vogel rregulli drejtori eshte si kastravec dhe nuk mban ic rregull te gjitha klasat jane debile sidomos e shtata C .FLM per mirkuptimin nga nje person anonim.

  • fjorela

    ne adresen dress up games ka lojra fantastike per vajza.

  • mira

    SHkolla Koli Gusho eshte nje shkolle shume e bukur . Me e mira nga te gjithe shkollat