Lajmi i fundit:
  • 21:30 Piro Dhima përgënjeshtron deklaratat e Kokëdhimës

  • 18:20 Koço Kokëdhima takim me deputetin e PASOK-ut Piro Dhima

  • 17:13 Të paktën katër izraelitë të vrarë dhe katër të plagosur në Gaza

  • 17:00 Plavë, protestë në mbështetje të palestinezëve në Gaza

  • 16:35 Izraeli godet nga ajri një kompleks spitalesh në Gaza

  • 14:10 Alarmi: HIV, 50% e njerëzve të infektuar nuk janë në dijeni

  • 12:20 Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë

  • 11:46 ‘Territorialja’, Arvizu: Qeveria ka bërë punë të mirë

  • 11:50 Fitër Bajrami, Ilir Meta uron besimtarët myslimanë

  • 11:42 I papuni: Bëj kavien njerëzore për të shpëtuar prindërit me kancer

e-Matura në portalin qeveritar e-Albania, aplikim online për gjimnazistët

berisha-maturaTiranë- Nga gjimnazi i kryeqytetit “Petro Nini Luarasi”, kryeministri Berisha ka inaguaruar sot shërbimin elektronik e- Matura, një shërbim që ofrohet në portalin qeveritar www.e-Albania.al në kuadër të sistemit të interoperabilitetit.

Matura Shtetërore 2013 në portalin qeveritar është një shërbim elektronik i cili i mundëson maturantëve të bëjnë aplikimet online për plotësimin e fomularëve A1 dhe A1Z.

Gjithashtu, nëpërmjet sistemit të Interoperabilitetit ky shërbim arrin të përthithë të dhënat e nxenesit, duke i siguruar atij një identifikim 100% të saktë, në kohë reale dhe të sigurtë.

Portali unik qeveritar e-Albania është pjesa qendrore e një bashkimi solid të qeverisë në aspektin e shërbimeve elektronike të ofruara ndaj qytetarit dhe biznesit. Portali është projektuar që të ndërveprojë si një qark inteligjent, duke shërbyer si një pikë e vetme aksesi për qytetarët, për të gjitha shërbimet e ofruara nga administrata publike dhe institucionet përfaqësuese të saj.

Në këtë portal, qytetari apo biznesi do të gjejë informacione të detajuara mbi shërbimet qeveritare në përgjithësi dhe shërbimet elektronike në veçanti.

Ky sistem, i ngritur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet financimit të Bashkimit Evropian (BE), prej 2.4 milion euro, ka nisur të lidhet dhe janë lidhur sisteme si Rregjistri Kombetar i Gjendjes Civile, QKL, QKR, Matura shteterore, etj.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook