Lajmi i fundit:
  • 10:56 Ukraina ratifikon marrëveshjen kufitare me Bashkimin Evropian

  • 09:55 Itali, pronari qëllon për vdekje dy punëtorët nga Kosova

  • 09:50 Rama: Të vetëdijshëm për situatën në arsim

  • 09:35 Vjedhja e Thesarit, 3 prej të arrestuarve dërgojnë çështjen në Gjy.Lartë

  • 09:15 Fier, shpërthen gazi në një pus nafte, banorët lënë shtëpitë

  • 09:00 Elbasan, arrestohet 40-vjeçari iu gjetën 4 granata, 1000 fishekë

  • 08:50 Itali, shkatërrohet banda e trafikantëve, në pranga dhe shqiptarë

  • 08:45 Korçë, përleshen dy persona plagoset njëri prej tyre me thikë

  • 18:33 Del nga qelia Ardian Fullani

  • 18:04 Dekorohet personeli i misioneve ushtarake “Eagle”

Elisa Spiropali në krye të doganës shqiptare, emërohet nga qeveria

elisa-spiropaliTiranë- Elisa Spiropali, e cila ka drejtuar FRESSH-in e PS-së, është bërë drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, me vendim të qeverisë mesditën e së martës. 

Burime nga brenda qeverisë i thanë Gazetës IDEA se Spiropali ishte planifikuar të merrte postin e zv/ministres së Jashtme, por nuk e ka pranuar ministri aktual Ditmir Bushati.

Ka qenë kjo ndër arsyet që Spiropalit i është besuar nga qeveria Rama drejtimi i doganave shqiptare.

Spiropali do të shërbejë si drejtoreshë në periudhën e trazicionit, ndërsa doganat do t’i kalojnë për administrim një kompanie të huaj.

Ndërkohë po sot Ardit Çela, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në LSI,  është emëruar si administratori i ri i Postës Shqiptare. “Z .Çela, është Diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni. Z. Çela, ndër objektivat e tij kryesorë, do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg. Rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe plotësimi maksimal i kërkesave të klientëve, do të jenë në themel të veprimtarisë së Postës Shqiptare’,-thuhet në një njoftim zyrtar.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 
  • miri

    suksese