Lajmi i fundit:
  • 19:40 Federica Mogherini zgjidhet shefe e Politikës së Jashtme në BE

  • 18:58 Superliga, fiton skuadra e Skënderbeut

  • 17:27 Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, një person i vdekur

  • 16:41 Kriza në Ukrainë, BE-ja mbledhje urgjente

  • 16:44 Itali, shqiptari u vra duke shuar një grindje

  • 15:10 Ndërron jetë akademiku, gjuhëtari Shaban Demiraj

  • 14:52 Elbasan, plagoset me thikë një 19-vjeçar

  • 14:04 Gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ avokat Sokol Koçiun

  • 13:40 Noka: PD-ja denoncoi inkriminimin e Kuvendit

  • 13:04 Korçë, shkarkohet kryesia e Këshillit të Qarkut

Finalja e ‘BB6′, shoqja e Anaidit: Mos e paragjykoni nga lidhja me Joanën

anaidi-bb—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Konkurenti më energjik i edicionit të 6-të të ‘Big Brother Albania’, Anaid Kaloti ka mbushur faqet e gazetave rozë me marrëdhëniet e krijuara brenda dhe jashtë shtëpisë më të njohur në Shqipëri, përgjatë tre muajve të fundit.

Mikesha më e ngushtë e 27-vjeçarit nga Tirana, kur ai ndiqte studimet për Gazetari në Universitetin e Shkodrës, Besara Podgorica na rrëfen sesi e ka parë mikun e saj në ‘Big Brother’, teksa apelon që lidhja me Joanën të mos paragjykohet e të mos ndikojë në televotimin e së shtunës mbrëma. Ajo thotë se Anaidi meriton të dalë i fundit nga shtëpia, pasi publiku e ka mbajtur në lojë që nga nata e parë e edicionit, pasi ai u çua nga Arsimi në ‘nominim të përhershëm’.

Një hap larg fitores…kush është Anaidi në sytë e Besarës? Si e ke parë mikun tënd në shtëpinë e ‘Big Brother Albania 6’? Ishte vetvetja?

Anaidin e kam njohur në fakultet, kur të dy ndiqnin studimet bachelor për Gazetari në Shkodër. Kujtoj bëmat dhe debatet që bënim në kafe qw nga fjalwkryqet e deri tek çwshtjet e politikws. Me Naidin mund tw diskutosh pwr çdo gjw. Serioz kur duhet, e gazmor kur wshtw e nevojshme. Anaidi nënkupton një buzëqeshje plot jetë, energjik, dashamirës madje dhe kritik . E kujtoj gjithnjë të gatshëm për te marrë iniciativa , çun pozitiv. Kur përmendet emri i tij më vjen ndërmend dobësia e tij, mamaja, për të cilën ndjehet në çdo moment krenar, Diana , emrin e së cilës mban së prapthi. Di të shndërroj energjinë në qëllime pozitive dhe është shumë i vendosur. Në shtëpinë e ‘Big Brother’-it është treguar një lojtar i fortë që luftoi me zgjuarësi . Ai më shumë nga banorët bëri një sfidë krejtësisht të hapur, cilësi kjo që e rendit atë në lojtarët më të mirë e të suksesshëm në gjithë edicionet. Them se Anaidi shpalosi më së miri çdo pjesë të karakterit të tij vetjak, sigurisht duke u përshtatur  më së miri me një eksperiencë të pa përjetuar më parë.

Si sillet Anaidi me mikeshat?

Anaidi është mik i mirë, xhentil, i shoqërueshëm dhe shumë besnik. Di të jetë edhe zemërak, por është tip shumë alegro.

Si e keni parë lidhjen me Joanën? Mendoj se Joana është tipi i femrës që ‘godet’ zemrën e Anaidit?

Them që i ka bashkuar të dy energjia pozitive dhe karakteri i fortë për të përballuar lojën. Sa i takon lidhjes me Joanën është shumë e lehtë t’a gjykosh lidhjen e tyre nga jashtë, por e vështirë të kuptosh se çdo të thotë ‘të ecesh me këpucet e tyre’. Mendoj që në disa momente gara bëhet e forte , njëkohësisht dhe presioni rritet dhe është e domosdoshme që gjithë energjitë negative t’i transformosh në një formë të shëndetshme. Brenda mureve të asaj shtëpie them se Joana ishte një nder bashkëpunueset më të mira të lojës së tij (buzëqesh).

Arjani tha se shkëlqimi i Anaidit u ‘eklipsua’ disi nga ndikimi negativ i Joanës? Si e mendon?

Them se Anaidi ka shkëlqyer përgjatë gjithë rrugëtimit të tij, duke ditur të përballojë me shumë sukses sfidën dhe ngarkesën psikologjike të izolimit. Një fitues i vërtetë arrin në finale duke i provuar të gjitha edhe duke u përballur me dobësite e tij. Fundja kjo është një nga arsyet pse një pjesë e madhe e konkurentëve marrin pjesë, për të njohur më mirë vetveten .

Anaidi ka gjithnjë diçka për të treguar , anën miqësore dhe zemërbutësine e tij se ka treguar, ka shpirt të madh dhe di të preket.

A mendon se ka diçka që ka lënë pa demostruar në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri?

Anaidi e do adrenalinën, shpejtësinë, duket sikur e ka në gjak dhe është gjithnjë pjesë e karakterit të tij. Ai është edhe i qetë, edhe i duruar. Anaidi ka gjithnjë diçka për të treguar , anën miqësore dhe zemërbutësinë e tij se ka treguar, ka shpirt të madh dhe di të preket.

anaidi-bb-(1)Anaidi dhe Besara

Familja i dhuroi një motor të shpejtë spektaklin e kaluar…si është Anaidi me sportet? Kujtoni ndonje moment?

Dhurata më e bukur që mund t’i kenë bërë ndonjëherë, siç edhe ai pohon. Kujtoj pushimet verore në Jalë ku donte t’i xhironte gjithë motorrët e ujit, jet sky si një sfidë me veten duke parë se cili është më i shpejti me të cilin do të mund të xhironte gjithë bregdetin. Gjithnjë ka bërë çmendurira për shpejtesinë .

Çfarë i uron mikut tënd të fakultetit pak para finales së madhe?

Uroj ta fitojë ‘Big Brother’-in, ai gjithnje mbetet kampion dhe shok për kokë.

Finalistët e edicionit të 6-të të ‘Big Brother’ janë: Elona, Anaidi, Iliri dhe Shpendi.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 
  • lriim_toni@hotmail.com

    po joana asht ma emira se nuki len me fol se duhet me ja than nersy po joana jathat se ka zanin e ambel si drezpo kush jaka inatin joanes se emeriton me anaidin fitoren se anaidi edhe joana jan kan ma ti mirt se krejt kushe don anaidin edhe joanen se jan ma tmirit se elona sen ska dit se iliri se ska dit kadasht me ba ma shum se anaidi po se anaidi edhe iliri kadhan se une jam fitusi po judeshtoj shum

  • Dori1

    Patjeter fitues