Lajmi i fundit:
  • 12:47 Velipojë, gjykata lë në burg shefin e policisë

  • 12:03 Ristani: 100 metra larg shtëpisë së Ramës, ndërtim pa leje

  • 11:49 Matura, AKP publikon Librin e Transparencës

  • 11:23 Mbyllja e universiteteve, AK: Në rrugë 6 mijë studentë

  • 11:40 Francë, shefja e FMN-së Lagarde nën hetim

  • 11:29 “Eagle 8″, Arvizu-Kodheli: Arvizu: Shqipëria krah NATO-s

  • 11:01 Mozilla lançon smartphone-n që kushton 33 dollarë

  • 09:56 Tensionet, baza të NATO-s në vendet e Evropës Lindore

  • 09:50 Venizelos: Kemi ngritur shqetësimet që lidhen me minoritetin grek

  • 09:41 Ndërtoi pa leje, policia arreston një 51-vjeçar në Korçë

Fregata franceze “AMS Jean de Vienne” vizitë në Portin e Durrësit

jean-de-vienne.jpg-3Durrës- Paraditen e sotme në portin e Durrësit u ankorua fregata franceze “AMS Jean de Vienne”, e cila vjen në vendin tonë në kuadrin e një vizite portuale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes kjo vizitë është e përfshirë në Planin e Bashkëpunimit Ushtarak Dypalësh, Shqipëri-Francë për vitin 2013.

“Qëllimi i kësaj vizite është planifikimi i stërvitjes ndërmjet anijes franceze  “AMS Jean de Vienne”, anijes shqiptare “Iliria” P-131 dhe zhytësve të Forcave tona Detare”,-thuhet në njoftim.

Sakaq pas bregëzimit të fregatës franceze në portin e Durrësit, komandanti i Komandës së Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, do të presë në një takim të veçantë komandantin e anijes franceze, Kapiten i Rangut të Parë Pierre Yves Grente, ndërsa më pas komandanti i fregatës franceze do të pritet në takime të veçanta edhe nga kryetari i bashkisë së Durrësit dhe drejtori i portit të Durrësit.

Në mesditë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i ftuar nga komandanti i anijes franceze, Kapiten i Rangut të Parë Pierre Yves Grente, do të bëjë një vizitë në mjediset e anijes franceze “AMS Jean de Vienne”.

Vizita portuale e fregatës franceze “AMS Jean de Vienne” do të përfundojë më datë 7 mars 2013.

Gjatë këtyre ditëve, përveç stërvitjes së përbashkët midis kësaj anije dhe anijes “Iliria” P-131, do të bëhen vizita në bordin e anijes franceze nga efektivë të Forcave Detare, vizita kulturore të personelit të kësaj anije në Portin e Durrësit, ndeshje futbolli ndërmjet ekipit të anijes franceze dhe ekipit të Shtabit të Forcës Detare etj.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook