Lajmi i fundit:
  • 21:40 Sekuestrohen 40 kg hashash në portin e Durrësit, arrestohet poseduesi

  • 19:27 Berisha: Tre tritole në 24 orë, vrasje dhe maska

  • 16:38 Presidenti Bujar Nishani uron festën e Pashkëve

  • 16:58 Kryeministri Erdogan drejt kandidimit për President

  • 16:30 Kievi bën armëpushim për Pashkë në lindje

  • 16:12 Shkon në katër numri i të arrestuarve të grupit të tritolit

  • 16:08 AK: Presionet ndaj gazetarëve ngjallin panik politik dhe shoqëror

  • 16:04 Kryeministri Edi Rama shpërndan legalizimet në Korçë

  • 14:50 Rama në FB: Të dhënat e BSH-së, tejet inkurajuese për rritjen

  • 14:28 Aksident tek mbikalimi i Kamzës në Tiranë, përplasen dy makina

Greqia ‘bum’ turistik në mes të krizës, rekord të ardhurash në vend

atika-ne-greqiGreqi- Industria e turizmit pritet që të japë një ndihmë të madhe për Greqinë këtë sezon pasi pritet që të ketë një bum turistësh në ishujt grek.

Duket se të huajt nuk janë trembur nga kriza që ka përfshirë shtetin Helen.

Sipas presidentit të shoqatës së hotelerisë së Atikës, një prej ishujve më të bukur, “Greqia do të numërojë 17 milionë të ardhura sivjet, që është një shifer mjaft e lartë , është një rekord i ri për Greqinë”- tha Alexandros Vassilikos.

Ndërsa organizata turistike greke Sete, është shprehur se fitimet nga turizmi këtë vit pritet të jenë të njëjta me ato të viteve përpara se shteti Helen të mbërthehej nga kriza.

Kjo nënkupton 11 miliard euro të ardhura që do të hyjnë në Greqi vetëm nga industria e turizmit.

Pronarët e hoteleve, restoranteve dhe bizneseve që shërbjenë turistëve, i kanë ulur çmimet dhe kanë modernizuar shërbimet për të tërhequr sa më shumë vizitorë në këtë peeriudhë krize.

Konkurentët kryesore të Greqisë janë Spanja, Kroacia, Turqia dhe Egjipti, ndërsa organizatat e turizmit parashikojnë rikthim të turistëve nga Gjermania, Britania dhe Rusia. Greqia gjithashtu është duke tërhequr një numër në rritje të turistëve nga Evropa Lindore.

Industria e turizmit punëson një në pesë njerëz. Një sinjal i mirë ky për Greqinë, ku sipas statistikave të fundit, papunësia ka tejkaluar 25% të fuqisë punëtore.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook