Lajmi i fundit:
  • 20:25 Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç flet pas vendimit të UEFA

  • 15:27 Bogdani: Rama, miliona lekë për lobing personal

  • 15:16 Arrestohet biznesmeni Hajredin Fratari

  • 14:40 Thirrje për protesta kundër vendimit të UEFA-s

  • 14:01 Kryeministri Edi Rama konferencë për vendimin e UEFA-s

  • 13:48 Kruja: Rama, prishje selektive të ndërtimeve

  • 13:25 Botërori i Katarit, klubet evropiane kërkojë të zhvillohet në maj

  • 12:18 BE, marrëveshje për reduktimin e CO2-shit

  • 11:24 Ambasadori francez: Vetëm diktaturat s’kanë opozita

  • 11:15 Vokshi: Asnjë Lek për shëndetin e grave

Greqia rikthen pensionet për minoritarët, në Shqipëri marrin më pak

minoritetetGreqi- Brenda vitit 2014, Greqia do të rivendosë pensionet për minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe në vende të tjera jashtë Greqisë.

Kjo duket se është vetëm çështje kohe, pasi duke ju referuar deklaratave të ministrit grek të Punës, Janis Vroutsis, ai ka thënë se heqja e pensioneve për minoritarët është “një padrejtësi që duhet korrigjuar”.

Siç raportojnë mediat greke, Vroutsis ka deklaruar në fjalën e tij se për qeverinë greke, prioritet i parë është ta korrigjojë këtë gjë.

Sipas tij, kostoja financiare për rikthimin dhe zbatimit e këtij vendimi është rreth 40 milion euro. Ndërsa ka thënë se çështja do të zgjidhet në vitin 2014.

Qeverisë i është paraqitur nga ministri Verginis një studim mbi restaurimin e pensioneve të minoritarëve, që tregon se këtë vit, OGA ka një sufiçit 80.000.000 €.

Mësohet siç raportojnë mediat greke, se propozimi është pranuar nga ministria dhe është vendosur një shumë pensioni, 214 euro për çdo familje.

Ndërsa për personat që marrin pension në Shqipëri, shuma do reduktohet me 50-80 euro, pra jo 214 euro.

Flitet që qeveria greke mund të heqë gjithashtu edhe kushtin që, pensionisti të ketë 20 vitet e fundit qëndrim në Greqi.

OGA jepte prej vitesh pensione 360 euro ne muaj tek të gjithë ata persona që mbanin statusin e “homogjenit”. Ndërsa u detyrua t’i tërhiqte këto pensione në kohën kur vendi u përfshi në krizën ekonomike.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook