Lajmi i fundit:
  • 20:25 Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç flet pas vendimit të UEFA

  • 15:27 Bogdani: Rama, miliona lekë për lobing personal

  • 15:16 Arrestohet biznesmeni Hajredin Fratari

  • 14:40 Thirrje për protesta kundër vendimit të UEFA-s

  • 14:01 Kryeministri Edi Rama konferencë për vendimin e UEFA-s

  • 13:48 Kruja: Rama, prishje selektive të ndërtimeve

  • 13:25 Botërori i Katarit, klubet evropiane kërkojë të zhvillohet në maj

  • 12:18 BE, marrëveshje për reduktimin e CO2-shit

  • 11:24 Ambasadori francez: Vetëm diktaturat s’kanë opozita

  • 11:15 Vokshi: Asnjë Lek për shëndetin e grave

‘Kelmendi fqinj me Rexhepin dhe lidhje të ngushta me Ramush Haradinajn’

kelmendiKosovë- Ramush Haradinaj, mbante lidhje të afërta me të dyshuarin për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Naser Kelmendi.

Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Thesarit, të datës 4 qershor 2012, raporton “Klan Kosova”.

“Njeriu më i besueshëm i tij është Muhamet Ali Gashi, i dyshuar si ‘shef i mafias shqiptare në Bosnje e Hercegovinë. Ai raportohet se ka lidhje edhe me biznesmenin kosovar, Ekrem Lluka, me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe me malazezët, Rok Stanaj dhe Safet Kaliç”,- nënvizohet në raportin e presidentit amerikan.

Vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mohuar kategorikisht çfarëdo lidhje me Kelmendin.

Nëpërmjet këshilltarit të tij, Avni Arifi, ish-kryeministri Haradinaj ka hedhur poshtë të premten çfarëdo lidhje me Kelmendin.

“Kurrë në jetë mik e kam njohur. Kurrë në jetë nuk e kam takuar. Kurrë në jetë nuk kam folur me të. Për herë të parë kamë dëgjuar për të kur, kohëve të fundit, ka dalë në media”,- tha Arifi.

Në ndërkohë, Naser Kelmendi duket se ka jetuar për muaj të tërë në lagjen Mat, në të njëjtin bllok të banesave ku jeton edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Banesa e Kelmendit me atë të Rexhepit janë rreth 100 metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve Kemlendi kishte hyrë e dalë lirshëm nga atje, ishte vizituar nga shumë miq e partnerë – zakonisht me vetura me targa të Malit të Zi, të cilat parkoheshin “para hundëve” të eskortës së përditshme të ministrit Rexhepi.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook