Lajmi i fundit:
  • 17:12 Arrestohet një biznesmen në Fier, u kap me drogë

  • 16:14 Plagosja dje në Tiranë, arrestohet edhe autori i dytë

  • 13:04 PD: Prishje selektive, të shumta

  • 12:43 Panariti takon homologun kosovar

  • 11:55 Rama: Të mësojmë nga gabimet e të shkuares

  • 11:07 Inzaghi: E vështirë për këdo të fitojë ndaj Milanit në “San Siro”

  • 11:00 Izraeli rihap zonën e shenjtë në Jeruzalemin Lindor

  • 11:00 Studentët peticion: Jo pagesës për provimet e mbartura

  • 10:22 Arvizu: Qeveria të punojë ngushtësisht me BE

  • 10:10 Vasili: Përpjekje maksimale për integrimin

Lind nisma “Të pastrojmë Shqipërinë për një ditë”, aksion më 22 nëntor

fajonTiranë- Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka zhvilluar sot një takim me eurodeputeten Tanja Fajon, ku e ka siguruar këtë të fundit se institucioni që ai drejton do të punojë maksimalisht për një Shqipëri të pastër.

Ministri i ka prezantuar zonjës Fajon reformat që janë ndërmarrë deri tani nga qeveria duke filluar me ngritjen e Komitetit Ndërministror për Menaxhimin dhe Integrimin e Mbetjeve Urbane.

“Në këto 20 vite Shqipëria ka keqpërdorur burimet e saj natyrore. Më parë mjedisi nuk është parë si prioritet , por mendojmë se është koha e duhur për të vepruar.Ka filluar pastrimi i rrugëve nacionale dhe kur të ktheheni besoj se segmentin Tiranë – Rinas do ta gjeni të gjelbëruar”,- është shprehur Koka.

Duke iu referuar ligjeve për mjedisin, ministri Koka tha se ato janë të përafërta me ligjet që ka Bashkimi Europian, por implementimi i tyre është i vështirë dhe për këtë arsye Ministria e Mjedisit po mbështet edhe lëvizjen “Ta pastrojmë Shqipërinë për një ditë”, ku më 22 nëntor do të mbahet një aksion për pastrimin e vendit.

Sipas zyrës së shtypit të ministrisë, nga ana e saj zonja Fajon shprehu kënaqësinë për takimin me ministrin Lefter Koka dhe mirënjohjen për angazhimin e tij në lëvizjen civile “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Ajo shprehu të gjithë gatishmërinë e saj për të sjellë përvojën në lidhje me këtë aksion të zhvilluar në Slloveni. Duke iu referuar mbështetjes që ministri po i jep shoqërisë civile, zonja Fajon u shpreh se aksioni ka tre aspekte kryesore; pastrohet vendi, angazhohen njerëzit dhe gjithashtu angazhohet media. Ministri i Mjedisit u shpreh se Shqipëria ndoshta nuk pastrohet në një ditë, por qëllim mbetet sensibilizimi i njerëzve, në mënyrë që edhe një i varfër të jetojë pastër. Nga ana e saj, zonja Fajon u shpreh se aksioni është një hap i vogël për njerëzimin, por një hap shumë i madh për Shqipërinë.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook