Lajmi i fundit:
  • 15:10 Ramos-Ronaldos: Duhet të zbatosh ligjet e skuadrës

  • 14:10 BE heton blerjen e WhatsApp

  • 13:50 Basha: E papranueshme rrëzimi i dekreteve të Nishanit

  • 13:20 Arsimi profesional, Veliaj: Drejtuesit e pakualifikuar do largohen

  • 13:04 Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 7 të arrestuar

  • 11:32 Erdogan vizitë në Qipro, rrit në kulm tensionin mes Ankarasë e Athinës

  • 11:01 Amnesty International: ISIS po bën pastrim etnik

  • 11:03 Vjedhja në BSH, prokuroria siguron të dhënat pasurore

  • 10:08 I shpërthen granata në dorë, humb jetën një person në Krumë

  • 10:01 Xhihadistët shqiptarë në Siri, Bushati: Izolim fenomenit

Largimi i Tito Vilanova-s, pasardhës mund të jenë Martino ose Enrique

vilanovaPas largimit të Tito Vilanovës nga pankina e Brcelonës pas shfaqjes së tumorit, janë dy emra që lakohen si pasardhës të mundshëm të tij. Ata janë Gerardo Martino dhe Luis Enrique.  Argjentinasi Gerardo Martino shihet si favorit pasi ekipi që ai drejton ka dhënë një performancë të shkqlqyer.

Por më shumë avantazhe ka Luis Enrique i cili ka ende kontratë me Celta Vigo-n, por klubi katalanas është i gatshëm të paguajë shumën që kërkohet për prishjen e saj.

Mediat spanjolle shkruajnë se trajneri i Celta Vigo-s mund të jetë pasardhësi i Vilanovës, ndërsa gara për trajneri e ri është shumë e fortë

Megjithatë ka zëra se pasardhës i Vilanovës mund të jetë edhe Scolari, Valverde, Heynckes, apo Vila Boas.

Tumori i është rishfaqur dhe Vilanovës i duhet të shkëputet sërisht, për t’iu përkushtuar një trajtimi më agresiv ndaj sëmundjes dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë më në gjendje që të ushtrojë funksionet në krye të skuadrës.

Arsyet e forta shëndetësore e kanë detyruar sërish Tito-n ti largohet skuadrës së tij.
Lajmin e dhanë mediat spanjolle sot pasdite. Trajneri i kampionëve të Spanjës në fuqi në sezonin e kaluar u detyrua të qëndronte disa muaj larg ekipit për shkak të një tumori në gjendrat limfotike.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook