Lajmi i fundit:
  • 14:50 Merkel: Jemi përballë një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës

  • 13:11 Vlorë, plagoset një biznesmen në zonën e Skelës

  • 13:18 Basha: Rama-Meta, revansh të egër zhbërje

  • 12:37 Mirditë, vrasje me armë zjarri

  • 12:13 Mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

  • 11:58 Durrës, qytetarët protestojnë kundër heqjes së shatervanit

  • 11:28 Veprimtaria kriminale dhe puna e policisë, publikohen statistikat

  • 11:33 PD: Rama-Meta blenë zgjedhjet në Korçë

  • 11:30 Analistët: ‘Srpska’ po forcohet nga shqiptarët

  • 11:20 Pakistan, protestuesit antiqeveritarë sulmojnë televizion kombëtar

Lista e deputetëve 2013, ja të rinjtë dhe lëvizjet në Partinë Socialiste

ps-perballeTiranë- ‘Gazeta Panorama’ ka zbuluar disa nga emrat e listës për deputetë të Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 23 qershorit, e sipas artikullit ‘ata kanë nisur punën në terren’.

Sipas ‘Panoramës’ ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës,
Vexhi Muçmata, tani prokuror i thjeshtë, është caktuar nga Edi Rama për të kandiduar në qarkun e Kukësit si deputetët e selisë rozë. Shefi i urgjencës kirurgjikale në QSUT, Ylli Ziçishti do të kandidojë në qarkun në zonën e Devollit të Korçës. Biznesmeni, anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Genc Guga do të jetë në garë për Tepelenën.

Anëtari i Kryesisë socialiste, Shkëlqim Cani, do të kandidohet në qarkun e Dibrës. Sakaq sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj do të kandidohet në qarkun e Korçës. Në qarkun e Shkodrës do të kandidojë zonja Keti Bazhdari.

Në artikullin e të përditshms ‘Panorama’ thuhet se disa deputetë do të lëvizin nga zonat aktuale. Bashkim Fino do të lerë qarkun e Fierit dhe do të kandidojë në Elbasan. Olta Xhaçka do të largohet nga Korça dhe do të jetë pjesë e listës së Tiranës.

Sakaq deputeti Eduard Shalsi do largohet nga Tirana dhe do të kandidojë në Elbasan. Sadri Abazi do të kandidojë në Tiranë, duke lenë qarkun e Dibrës.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 
  • anisa

    Dal dal eshte shfaqur dhe hajduti i LSI Leonard Beqiri qe ndante para me Dritan Priftin. Ja ka marre persiper Gjolek Malaj me Gramoz Rucin ta bejne deputet ne Tepelene. Lumi qe nuk e merr Partine Socialiste

  • xhafer

    Hajde hajde ku eshte katandisu Tepelena te kandidati Genc Guga.
    Qe ta dini kush eshte Genc Guga eshte nje biznesmen qe Z. Filip Cakulli me z. Edi Rama i kane marre 500,000 euro per ta bere deputet ne Tepelene,
    Por do ta shikojne se sa do fitoje Genc Guga ne Tepelene, e gjithe partia socialiste e Tepelenes do te votoje kundra ketij kandidati.