Lajmi i fundit:
  • 11:30 Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

  • 10:15 Ndarja e territorit, AK: U dhunua Kushtetuta, do e çojmë në gjykatë

  • 10:14 Topi: Proces riorganizimi në FRD

  • 09:23 Tajvan, shpërthen tubacioni i gazit. Dhjetra viktima

  • 09:45 Ukrainë, rebelët sulmojnë ushtrinë

  • 10:00 Shuhet mjeshtri i make up-it në ‘Godfather’

  • 09:50 OBT-ja nuk arrin dakordësinë për marrëveshjen globale të tregtisë

  • 09:32 Izraeli dhe Hamasi, dakord për armëpushim humanitar 72 orësh

  • 09:02 Gjermania U-19 shpallet kampion Evrope

  • 20:25 Arrestohen për pengmarrje dy persona në Gjirokastër

Matura 2013, 50 mijë nxënës iu nënshtruan provimit të Matematikës

matura-nxenes-ne-provimTiranë- Rreth 50 mijë maturantë në të gjithë vendin dhanë këtë të premte provimin e dytë të detyruar të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës.

Testi nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjati dy orë e gjysmë siç edhe ishte parashikuar. Studentëve nuk ju lejua asnjë mjet tjetër përvecc kartës së identitetit dhe mjeteve ndihmëse për të shkruajtur.

Ndërkaq që me përfundimin e orarit zyrtar të provimit, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit e cila ka theksuar se testi është mbajtur brenda rregullave.

“Provimi i Matematikës përfundoi në të gjithë vendin. Ai u mbajt në përputhje me rregullat e Maturës Shtetërore”,- tha zëdhënësi i ministrisë, Fitim Zekthi.

Ashtu si edhe në provimin e parë të Gjuhë- Letërsisë, janë përdorur zhurmues për të ndaluar kopjimet nga celularët dhe detektorë për të kapur të gjitha pajisjet elektronike që mund të tentohet të futen në ambientet e provimit.

Sakaq nga mediat pati edhe raportime për nxjerrje të tezave brenda orarit të provimit, të cilat u hodhën poshtë nga Ministria e Arsimit.

Testi i matematikës konsiderohet më i vështirë, pasi bën pjesë në profilin shkencor, ku jo të gjithë studentët kanë prirje dhe hasin vështirësi. Specialistët thanë se pyetjet ishin për të tria nivelet e nxënësve, për të dobëtit në masën 40% të pyetjeve, për nxënësit mesatarë në masën 40% dhe për të shkëlqyerit 20% të pyetjeve.

Tashmë përgjigjet pritet të publikohen jo më vonë se dy javë nga dita e sotme, ndërsa më 30 qershor maturantët do të japin provimet për lëndët me zgjedhje.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook