Lajmi i fundit:
  • 13:23 Bumçi: CEZ, shqiptarët të përgatiten për dimër të vështirë

  • 13:06 Veliaj: Jemi kujdesur për fëmijët e gruas që denoncoi

  • 13:02 Liverpool-i ofron 22 milion euro për Mario Balotelli-n

  • 12:11 Lame: Luli-Berisha ndryshuan ligjin për territorin

  • 12:07 PD: Doli në dritë si funksionin punësimi

  • 11:41 Liberia imponon shtetrrethimin mbi Ebola-n

  • 10:37 Protesta antiqeveritare në Pakistan

  • 11:23 Bombardimet izraelite në Gaza, viktima në rradhët e Hamasit

  • 11:38 Japoni, 18 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës

  • 11:28 SHBA, vritet një tjetër i ri me ngjyrë

Mjeku që rastësisht u kthye në artist…krijon shtëpi mahnitëse me gdhendje prej druri (FOTO)

shpia-druri-kryesireKur të duhet të qëndrosh për muaj të tërë në shtëpi për arsye shëndetësore, duhet me patjetër të gjesh një mënyrë argëtimi, pasi është mjaft e vështirë të kalojë koha. Ka edhe nga ata që krejt papritur zbulojnë dhe pasione apo talente të vetes.

Një ndër ta është edhe 47-vjeçari Rob Heard, me profesion mjek, i cili pas një aksidenti me makinë u detyrua të qëndronte në shtëpi për gjashtë muaj, pasi nuk mund të bënte asnjë punë. Ai filloi të tentonte të gëdhentte disa copa druri dhe pa që ishte vërtet i talentuar dhe arriti deri aty sa të krijonte vepra të vërteta arti.

Siç shihet edhe nga fotot, ai krijoi modele të ndryshme shtëpish, vetëm duke i gëdhendur nga një lloj druri i quajtur, “Leylandi”. Ai ka thënë se për krijimin e një shtëpie i janë dashur më shumë se 400 apo 500 orë punë, deri në përfundimin e saj.

“Unë fillimisht fillova t’i bëja shtëpitë për vajzat e mija, në mënyrë që ato të luanin me to. Zakonisht ne shohim nëpër panaire vepra të ngjashme ku shumë fëmijë duan t’i prekin, por prindërit nuk i lejojnë. Unë doja të krijojë një diçka që ata mund ta preknin dhe të luajnë me të”,- tha Heard.

Foto    1 / 6

Mjeku që rastësisht u kthye në artist, krijon shtëpi mahnitëse prej druri

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook