Prishtinë – 22 vajza nga Moldavia janë liruar nga skllavëria e prostitucionit, pas një operacioni që çoi shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në disa qytete të vendit.
Një hetim i Policisë së Kosovës i cili kishte nisur që prej një viti, përfundoi me arrestimin e 11 personave dhe 22 vajzave të skllavëruara të cilat ishin të detyruara të prostituonin.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se të gjitha vajzat ishin nga Moldavia dhe ishin sjellë në Kosovë përmes një rrjeti ndërkombëtar prostitucioni.
Vajzat punonin në disa lokale nate dhe në 5 shtëpi private të shndërruara në shtëpi publike ilegale. Ato paguaheshin nga 50-100 euro nga klientët.
Rrjeti i prostutconit mësohet se ishte shtrirë në 5 qytete të ndryshme të Kosovës. Madje sipas policisë, pjesë e hetimit ka qenë edhe një zyrë rajonale e punësimit, në varësi të Ministrisë së Punës, ku është arrestuar një nëpunës i saj.
Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë si një rrjet shumë të organizuar kriminal në fushën e skllavërimit, shitjes dhe shfrytëzimit të vajzave për prostitucion.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Me mbështetjen e: