Lajmi i fundit:
  • 23:58 Miratohet ngritja e komisionit hetimor për FA-të, do marrë pjesë edhe opozita

  • 20:36 Anëtari i KLD, Gjin Gjoni reagon pas akuzave nga ILDKP

  • 18:30 Debate dhe replika Berisha-Kokëdhima në Kuvend

  • 18:00 Majlinda Kelmendi pushton Evropën, shpallet kampione e Evropës

  • 17:00 Izraeli pezullon bisedimet e Paqes me Palestinën

  • 16:55 E zë korenti teksa punonte, vdes punonjësi i CEZ-it

  • 16:43 Kreshnik Çollaku deklaratë për mediat

  • 16:40 Plagoset rëndë minatori në Bulqizë brenda galerisë

  • 16:15 Nis ekspertiza mjeko-ligjore e zemrës së Karelit në Tiranë

  • 15:55 Pogradec, Shoqata e të verbërve protestë për taksat

Mungon boja për printera, bllokohet puna në gjendjet civile në Elbasan

gjendja-civile,-certifikata,pasaportaElbasan- Për mungesë të bojës për printera, prej dy javësh është bllokuar puna në dy zyra të gjendjes civile në Elbasan, teksa pritet që në të tjerat të mbyllet çdo proces.

Kreu i Gjendjes Civile, Vladimir Gjocaj thotë se situata vazhdon prej shumë kohësh. Ai thekson se puna ka vijuar deri më sot me printerat e siguruar nga Bashkia e Elbasanit.

Zoti Gjocajt shton se ka dërguar disa herë kërkesa drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ministrisë së Brendshme, por s’ka marrë ende një zgjidhje për situatën e paprecedentë të krijuar.

Gjendja Civile në Elbasan përballet çdo ditë për pajisje me dokumenta nga qytetarët dhe emigrantët. Sepse mungea e bojës për printimin e certifikatave ka paralizuar punën për dhënien e pasaportave biometrike apo pajisjen me karta identiteti.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook