Lajmi i fundit:
  • 17:12 Arrestohet një biznesmen në Fier, u kap me drogë

  • 16:14 Plagosja dje në Tiranë, arrestohet edhe autori i dytë

  • 13:04 PD: Prishje selektive, të shumta

  • 12:43 Panariti takon homologun kosovar

  • 11:55 Rama: Të mësojmë nga gabimet e të shkuares

  • 11:07 Inzaghi: E vështirë për këdo të fitojë ndaj Milanit në “San Siro”

  • 11:00 Izraeli rihap zonën e shenjtë në Jeruzalemin Lindor

  • 11:00 Studentët peticion: Jo pagesës për provimet e mbartura

  • 10:22 Arvizu: Qeveria të punojë ngushtësisht me BE

  • 10:10 Vasili: Përpjekje maksimale për integrimin

Ndotja e ajrit në Elbasan, raporti: Dy herë më i lartë se Bashkimi Evropian

adi-madhi—-Nga Julian Hoxhaj—-

Elbasan- “Ndotja e ajrit në Elbasan është brenda normave shqiptare ndërsa në krahasim me normat e Komunitetit Europian, përmbajtja e grimcave të respirueshme në ajër PM 10 është gati dyfish më e lartë”.

Në këtë përfundim kanë arritur matjet për nivelin e ndotjes së ajrit në territorin e Elbasanit, të bëra nga grupi i punës ngritur me urdhër të ish- Ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto.

Sipas këtyre rezultateve, edhe pse ndotja është brenda standardit shtetror, ajo nuk është brenda normave të Bashkimit e Evropian.  Standarti i Komunitetit Europian përcakton se Përmbajtja e PM 10 është 40 mikro gram për m3, ndërsa norma shqiptare është dyfishi i saj Europiane me 80 mikro gram për m3.

Këtë fakt e ka pranuar edhe inxhinieri Beqir Kila: “Matjet janë bërë në disa pika pranë kombinatit metalurgjik, në Bradashesh, në fshatin Katund i Ri dhe në qytetin e Elbasanit. Rezultatet kanë treguar se zonat rreth Kombinatit Metalurgjik, përmbajtja e pluhurave është brenda normave shqiptare, ndërsa përmbajtja e PM 10 është njëfish e gjysmë më e lartë se ajo e Bashkimit Europian. Elbasani rezulton që përmbajtja e pluhrave është më e lartë se në rrethinat e tij, kjo si rezultat i transportit, nga ngritja e pluhurave dhe nga rrugët e amortizuara”- ka thënë Kila.

Adi Madhi drejtori i Agjenësisë Rajonale të Mjedisit, ka komentuar rezultatet e kryera nga task forca e ngritur nga ish ministri Energjitikës Edmond Haxhinasto. Ai tha se, në zonën indusitriale nga matjet e kryera rezulton që ndotja e ajrit është brenda normave:

“Kjo nuk tregon që ne jemi në ngjyra shumë të mira, pasi ka problematika nga ndotja industriale nga shkarkimet, ka problematik të qytetit  në ndotjen nga rrugët, makinat dhe subjektet të ndryshme që operojnë brenda qytetit. Pra ne nuk kënaqemi nga rezultatet që na kanë ardhur. Ne do të insistojmë që në zonën industriale të reduktohen sa më shumë ndotjet”- theksoi Madhi gjatë prezantimit të rezultateve të matjeve të ndotjes së ajrit në qytet dhe në rrethina të tij.

Matjet për ndotjen e ajrit në zonën industriale janë bërë në fundjavë, kur industritë e prodhimit  punojnë me kapacitet të plotë. Gjithashtu duhet theksuar edhe fakti se në kohën kur janë bërë matjet moti ka qenë me lagështi për shkak të reshejve të shiut, gjë e cila ul nivelin e plurave në ajër.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook