Lajmi i fundit:
  • 20:08 Vjedhja e Energjisë, Ardian Çipa: 13 të arrestuar ditën e sotme

  • 19:12 Tiranë, atentat me armë zjarri ndaj një personi

  • 18:23 Mbahet forumi për paketën fiskale, flet ministri Cani

  • 18:14 Kryeprokurori Llalla intervistë për “Zërin e Amerikës”

  • 18:03 Ilir Meta takon Presidentin e Parlamentit të Marokut

  • 17:27 Vlorë, shpërthen në flakë një automjet

  • 16:49 Përfundon takimi mes Edi Ramës dhe Bujar Nishanit

  • 16:37 Aksioni ndaj energjisë, arrestohen dy elektriçistë në Gjirokastër

  • 15:51 Kryeprokurori Llalla takohet me zyrtarë të DASH

  • 15:04 Qeveria heq pezullimin për 6 universitete private

Nga Bedri Blloshmi- Drejtorit të revolucionit të vitit 1997, Frrok Çupit

Bedri-Blloshmi-Pas një përpjekje dy vjeçare për gjetjen e dy të pushkatuarve me rastin e revoltës së Qaf-Barit Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, i gjetëm dhe i varrosëm me të gjitha nderimet.

Madje u dekoruan dhe nga Presidenti z.Bamir Topi. Me që kam qënë dëshmitarë okular i ngjarjes e ndjeja si detyrim moral për të gjithë të dënuarit e revoltës, ndaj mendova që të bëjë një libër për këtë ngjarje.

Takoj z.Bumçi, ja shtrova arsyen e takimit dhe i kërkova që të më mbështeste me sponsorizim. z.Bumçi u tregua shumë i gatshëm dhe më tha: Bedri unë kam 1% të fondit të ministrisë për të burgosurit politik që bëjnë libra dhe ti je i pari që do marësh mbështetjen. U mbush një vit në Tetorin që kaloi, që z.Bumçin më përsëriste fjalët- mos ki merak për atë punë. Me rastin e 35 vjetorit të pushkatimit të Genc Lekës dhe Vison Blloshmit u takuam përsëri dhe më tha; apliko dhe një herë se është krijuar një drejtori për këtë punë dhe drejtor ka ardhur Frrok Çupi.

E përsërita kërkesën, shkova disa herë për ta takuar shokun Frrok por qe e pamundur gjithashtu takova disa herë antarët e bordit dhe ata më thanë; këtë punë e ka drejtori në dorë. Në bisedë e sipër ju them; a të shkoj të takoj ministrin? Ata ma pritën- kush e pyet ministrin, Frroku pyetet këtu. Megjithatë e takova ministrin dhe ai si gjithmonë tha, mos ki merak. Bordi më kërkoi Bocetin e librit, ja çova dhe rastësisht takova Frrokun dhe ai me tha ke ber mirë që e çove. E kërkuan dhe me Flesh dhe kështu jua çova por ata vetëm heshtnin. I bëj një SMS Frrokut: më kthe një përgjigje sot, do më sponsorizosh apo jo? Frroku ma kthen; ”po deshe nga parat e mija hajde të të jap sa të duhen, këtë punë e ka bordi në dorë” .Unë i përgjigjem, drejtor bordi jeni juve. Të dy sms-të ja dërgova Bumçit duke shtuar se do i përgjigjem në shtyp shokut Frrok. Ministri ma ktheu SMS- në.

Këto ditë do marrim një vendim lidhur me sponsorizimin e librit, mos shkruaj. Që nga ajo kohë u bënë dy javë dhe sot shokut Frrok po i përgjigjem: Unë nuk po të kërkoj paratë e tua, as nga ato që ti i vjedh me bordet e ndryshme as nga ato që përfitove në vitin 1997 gjatë revalucionit të armatosur që dogjët shqipërinë.Kërkoj nga ai 1% që ministria ka akorduar për të burgosurit politik që shkruajnë libra dhe një nga ata jam unë. O Frrok- revolucionari ta kam dëgjuar zerin dhe mbas revolucionit të ’97. Ti u pozicionove tek A.T.SH

Ti ke strehuar vrasësin e Azem Hajdarit, në ato ambjente ti ke shumë bëma dhe siç duket Partia Demokratike nuk ta paska larë borxhin dhe tani të solli aty të vjedhësh e të pasurohesh si shumë të tjerë që dogjën dhe shkatrruan këtë vend. O Frrok po të rikujtoj dhe një shkrim që ke bërë për ”Vathën e Vjetër”, ku je rikthyer së fundi. Ndërsa për botimin e librit ”Revolta e Qaf-Barit dhe krimet e komunizmit” të më ndihmoj kush të ketë dëshirë. Në atë libër do lexoni tmerret e sigurimit dhe kush i ka tortuaruar dhe kush ju nxorri sytë dy të pushkatuarve.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 
  • Ladi

    Po nuk te japin para, or Bedri, se shkruan si injorant, se shpif per te tere dhe gjitheandej, je llapazan i keq, genjeshtar llapaqen. Po kryesorja eshte qe nuk di te shkruash se nuk ke asnje klase shkolle.