Lajmi i fundit:
  • 18:20 Mblidhet këshilli bashkiak i Tiranës

  • 17:36 Komisioni i Ligjeve diskuton pr/ligjin për Policinë e Shtetit

  • 17:30 Këshilli bashkiak: Orikumi të qëndrojë njësi më vete

  • 16:16 Ristani komenton në Facebook vlerësimet e Ramës për Policinë

  • 16:04 Ministri i Jashtëm Venizelos i telefonon homologut Ditmir Bushati

  • 15:42 Rrëzohet një avion në Taivan, humbin jetën 51

  • 14:32 Krimet e Rënda dënojnë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin

  • 14:23 Rrëzohen dy avionë ushtarakë në lindje të Ukrainës

  • 13:53 Vrasja e djeshme në Kavajë, arrestohet autori i dyshuar

  • 1:13 Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Nishanit

Notat e Letërsisë, MASH-i publikon rezulatatet: Ngelin 1.000 maturantë

pergjigjet-e-provimit-te-maTiranë- Ministria e Arsimit publikoi dje pasdite notat në faqen e saj zyrtare për testin e Gjuhë-Letërsisë për 50 mijë maturantë.

MASH ka nxjerrë vetëm ID-të e nxënësve dhe notat përkatëse pa emra dhe vihet re se nuk kanë mundur të kalojnë klasën rreth 1.000 maturantë, edhe pse analizat për notat është në proces nga specialistët.

Një vështrim mbi listë tregon se dominojnë notat 6 dhe 7. Por niveli i këtij viti do të jepet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Ministria e Arsimit bën me dije se të gjithë ata që nuk marrin nota kaluese gjatë këtij sezoni, mund të rijapin provimet vitin e ardhshëm. Por ata humbin automatikisht të drejtën për të konkuruar për universitet.

Sakaq nesër maturantët do të japin provimin e Matematikës, ku si në të parin në shkolla do të ketë detektorë për pajisjet elektronike, si dhe zhurmues për valët. Ndërkohë më 30 qershor, maturantët do të japin provimet me zgjedhje. 

Ja lista e plotë e rezultatateve nga MASH-i:

Klikoni tek linku këtu

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook