Lajmi i fundit:
  • 11:00 Unesco kërkon informacion mbi ndikimin e ‘Star Wars’

  • 10:49 Protesta në Leskovik kundër reformës territoriale

  • 10:06 Ndahet nga jeta anëtari i ekuipazhit ‘Hiroshima’

  • 10:00 Sulmohet një kamp refugjatësh në Gaza, së paku 15 të vdekur

  • 09:40 Seanca gjyqësore ndaj Frrokut, dëshmon Arben Ndoka

  • 09:23 Vjedhja në BSH, Guvernatori Fullani në Komisionin e Ekonomisë

  • 09:00 Tuneli Tiranë-Elbasan i bllokuar prej orës 07:00

  • 20:00 Tuneli Tiranë-Elbasan do të mbyllet sërish, rihapet më 16 gusht

  • 18:15 Vjedhja në Bankën Qendrore, guvernatori thirret në Parlament

  • 17:48 Shpërthimi i Ebolas, Liberia pezullon futbollin

Përgjimi i policisë nga SHISH, Visho Ajazi të mërkurën raporton në Kuvend

Visho-Ajazi-LikaTiranë- Pas publikimit në media të një shkrese që tregonte se Shërbimi Informativ Shtetëror ishte urdhëruar të përgjonte policinë, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë. 

Sipas kreut të komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, Ajazi Lika do të raportojë me kërkesë të opozitës.

“Nuk di gjë që SHISH-i ka urdhër për përgjime, nuk di gjë që unë përgjohem. Dhe po ju them se nuk ka bir nëne që të më përgjojë mua. Nëse përgjimet janë bërë në kundërshtim me rregullat që përcakton ligji i veprimtarisë së SHISH-it do të merren masa drastike, sepse është shkelur rëndë ligji”,- theksoi kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Duke shpjeguar masat që mund të merren nëse ka pasur shkelje të ligjit nga drejtuesit e SHISH-it, Braho tha se personat që kanë urdhëruar përgjime të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Që personat që kanë urdhëruar përgjime të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale. A do të mblidhet komisioni për situatën e shpërthimeve me tritol? Komisioni nuk merret me shpërthimet me tritol, sepse me shpërthimet me tritol merret opozita”,- vijoi ai.

Bazuar në shkresë, u mësua se thuajse çdo operacion sekret në fushën e drogës ka kaluar në plan të dytë.

Përmes shkresës së siguruar nga “Top Channel”, kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore të emëruar në Policinë e Shtetit. Shkresa e Drejtorisë së Kundrazbulimit u kërkon degëve në shërbimit në të gjithë Shqipërinë të “identifikojnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në qarqe më konkretisht, drejtori i Qarkut, shefi i rendit, shefi i krimeve, shefat e komisariateve, drejtori qarkullimit rrugor, ata të emigracionit dhe kufirit dhe specifikisht të identifikohen personat dhe pozicionet e tyre drejtuese të emëruar pranë policisë së qarqeve, kohët e fundit me të dhëna që i implikojnë në veprimtari antiligjore”.

Sa më sipër, thuhet në shkresë, të indentifikohen shtetasit, drejtues policie për të cilët mund të kemi informacione se janë implikuar në veprimtari antiligjore që ndiqen nga drejtoria “KKON” si trafik lëndësh narkotike, trafik klandestinësh, trafik veprash arti, trafik prostitucioni, pastrim parash, trafik të miturish, falsifikim dokumentash.

Kjo kërkesë operative kërkon gjithashtu të saktësohet roli i të implikuarve në trafik, numrat e telefonit në përdorim, lidhjet bashkëpunuese me interes operativ nëse zotërojnë pasuri që rrjedh nga veprimtari kriminale dhe gjithçka tjetër të vlerësuar nga ju me interes oprativo-informativ.

Propozues të kësaj kërkese, e cila haptas tregon vënien nën hetim të punjonjësve të policisë së shtetit, nga Shërbimi Informativ Shtetëror janë një inspektore kërkimi me inicialet A.A si dhe zëvendësdrejtori dhe kryetari degës së kërkimit SH. SH.

Kjo shkrese tregon se SHISH përgjatë kësaj kohe ka mundur të mbledhë më shumë informacion për secilin nga oficerët e Policisë së Shtetit, ndërkohë që ministri i brendshëm Tahiri, nuk e ka fshehur as publikisht pakënaqësinë se SHISH, nuk ka dhënë asnjë informacion për asnjë ngjarje të rëndë apo për grupe e persona të inkriminuar që të ndihmojnë jo vetëm në parandalimin por edhe zbulimin dhe zbardhjen e veprave kriminale.

Tahiri letër Ajazit, kërkon konfirmimin nëse është përgjuar policia

Pas bërjes publike të dokumentit ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka kërkuar kreut të SHISH-it të konfirmojë nëse është e vërtetë që janë kryer veprime për të marrë informacione mbi krerët e rinj të policisë.

“Lidhur me publikimin në media të një qarkoreje nëpërmjet të cilës kërkohet verifikimi, grumbullimi dhe madje edhe thellimi i informacionit mbi drejtuesit e policisë në qendër dhe në baze, për implikimin në ndonjë veprimtari antiligjore, lutem për të shmangur ndonjë paqartësi, kërkoj konfirmimin tuaj zyrtar për ekzistencën e këtij urdhri”,- thuhet në një letër që Tahiri i ka dërguar zotit Visho Ajazi.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook