Lajmi i fundit:
  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

  • Për reklama në IDEA telefononi në numrin e celularit 0696683929

Pornografi në internet, bota e lirisë së shfrenuar ku shthuren fëmijët

—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Tanimë është kthyer në modë, që në çdo pak metra distancë nëpër kryeqytet e jo vetëm, të kesh një qendër interneti apo video-lojërash. Fëmijët në ditët e sotme, duket se kanë hedhur tutje lodrat dhe librat e janë magjepsur nga bota e internetit, nga e cila shprehen se marrin gjithçka u nevojitet.

Por përvçese informacionit që merret duke lundruar nëpër faqet e pafundme të Word Wide Web, www, ata rrezikohen nga tematika dhe njerëz që cënojnë veçanëritë e moshës së tyre, që mbrohen nga ligje e të drejta ndërkombëtare.

Interneti është kthyer në drogën e të rinjve e në shthurjen e tyre duke nisur nga një moshë fare e vogël. Në qendrat e internetit në Tiranë, fëmijët, duke nisur që nga mosha 6 vjeç, vizitojnë faqe pornografike e lojëra që shfaqin erotizëm dhe dhunë.

Ata kundrejt një pagese, e të pakontrolluar nga askush, futen në faqe pornografie të shtyrë sa nga kurioziteti sa nga lehtësia për t’i aksesuar ato.

“Me dy klikime futesh nëpër faqe që dhe ne na e shpifin, ka shumë mosha të vogla që futen dhe shikojnë, i dinë adresat më mirë se ne në moshën 6-7 vjeç”- na thotë një punonjës i një qendre interneti në kryeqytet.

Ai na tregon se fëmijët ashtu si edhe me rrjetet sociale, gënjëjne për moshën, kriteri i vetëm ky për të parë diçka +18 vjeç, e faqet porgrafike hapen si për një të rritur.

Sipas një tjetër punonjësi fëmijët që frekuentojnë qendrat e internetit marrin edhe informacion, por më shumë e përdorin për të folur me shokët, luajtur apo parë imazhe pornografike.

Shpesh fëmijët dalin nga shtëpitë për të kërkuar informacione, pasi ua kërkojnë mësuesit në shkolla. Për këtë arsye ata që nuk kanë kompjutera e internet në shtëpi, shkojnë nëpër zyrat e internet kafeve.

“Informacioni është justifikimi për të dalë nga shtëpia, në qoftëse rri 1 orë, 20 minuta marrin informacion pjesën tjetër e kalojnë duke folur, parë filma, dëgjuar muzikë ose me lojëra”,-vijon rrëfimin punonjësi.

Vetë punonjësit e këtyre qendrave pranojnë se brezi i ri e përdor internetin edhe për të hyrë në faqe pornografie, dukë qënë se në shtëpi janë nën kontrollin më të madh e prindërve.

“Është brez shumë i vështirë, pa edukatë, pa respekt, ky është brezi i internetit, janë të zhvilluar por në mënyrë të gabuar. Ata futen këtu sepse ne edhe si kontrollojmë dot të gjithë e me thënë të drejtën ata paguajnë për shërbimin e vijnë me lejen e prindërve. Se po t’i themi gjë ne ikin e s’vinë më, aq më tepër që të përgjigjen: Ehu kur i kam parë unë këto!’”,-vijon rrëfimin një tjetër punonjës.

Ndërkohë në vëzhgimin e  IDEA-s në disa nga qendrat e internetit në Tiranë, vihet re se në 10 fëmijë 8 prej tyre luajnë, janë në Facebook e të tjerë mbyllin faqen sapo u kalon pranë.

“Unë i di të gjitha faqet me lakuriqe, madje edhe në telefon sepse aty duken më afër. (qesh). Unë shoh, të mësoj se do rritem e mos të ngel i trashë. S’ka ndonjë gjë se ato si film janë, aktorë janë”,-rrëfen një i 11-vjeçar, teksa largohet duke qeshur me shokët që e vënë në lojë për rrëfimin e tij.

Një tjetër i mitur, 14-vjeçar na thotë se në demokraci je i lirë të shikosh çtë duash, edhe pornografi, kur na tregon se ‘i bëjnë zborin’ faqeve të nxehta.

Teksa fëmijët janë kaq të pambrojtur në internet, psikologët prej kohësh kanë dhënë alarmin për t’i ruajtur ato nga shfaqjet e dhunës fizike dhe seksuale. Ata mendojnë se shfaqja e fëmijëve përballë pamjeve që nuk i përgjijen psiqikës e zhvillimit trupor të tyre i dëmton rëndë. Fëmijët rrezikojnë të krijojnë steriotipe të dëmshme që mund t’i ndikojnë në marrëdhëniet e tyre seksuale dhe raportet shoqërore në të ardhmen.

Pasi siç thonë studimet e ndryshme të fushës, pas shikimit të një skene pornografie prirja kryesore është imitimi. Persona që përdhunojnë, bashkëshortë që dhunojnë, pedofilë, apo vrasës në seri shpesh kanë rezultuar se janë frymëzuar nga pjesë filmash të heronjve kryesore.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook