Lajmi i fundit:
  • 17:12 Arrestohet një biznesmen në Fier, u kap me drogë

  • 16:14 Plagosja dje në Tiranë, arrestohet edhe autori i dytë

  • 13:04 PD: Prishje selektive, të shumta

  • 12:43 Panariti takon homologun kosovar

  • 11:55 Rama: Të mësojmë nga gabimet e të shkuares

  • 11:07 Inzaghi: E vështirë për këdo të fitojë ndaj Milanit në “San Siro”

  • 11:00 Izraeli rihap zonën e shenjtë në Jeruzalemin Lindor

  • 11:00 Studentët peticion: Jo pagesës për provimet e mbartura

  • 10:22 Arvizu: Qeveria të punojë ngushtësisht me BE

  • 10:10 Vasili: Përpjekje maksimale për integrimin

Projekti TAP në Shqipëri, zbardhet harta që prek 38 bashki e komuna

tap-projektTiranë- Nëse gazsjellësi TAP në qershor do të marrë “Ok” nga konsorciumi i Shah Denizit, do të fillojë ndërtimi që prek 38 komuna dhe bashki në vendin tonë.

Gjurma e gazsjellësit, që është në garë me projektin tjetër “Nabucco”, jepet e detajuar në planin e publikuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Duke i dhënë prioritet këtij projekti, qeveria ka plotësuar gjithë hallkat që lidhen me zhvillimin e një sipërmarrjeje të tillë, duke ua lehtësuar gjithë hapat kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin.

Bashkitë dhe komunat

Bashkitë dhe komunat që përfshin projekti i gazsjellësit TAP kanë dhënë të gjitha, në mënyrë shkresore, aprovimin e tyre për këtë projekt. Të 38 shkresat e bëra publike nga Ministria e Ekonomisë detajojnë se projekti TAP do të ketë efekte pozitive për zonat ku do të kalojë e lidhur kjo edhe me rritjen e punësimit. Në listën e bashkive dhe komunave bie në sy Bashkia e Durrësit, Beratit apo Çorovodës, ndërkohë që pjesa tjetër janë komuna. Shkresa për aprovimin e këtij projekti që prek njësinë e tyre administrative është dhënë nga 38 komunat dhe bashkitë gjatë muajit nëntor.

Ndërtimi

Gazsjellësi Transadriatik do të fillojë ndërtimin në seksionin që kalon në Shqipëri në mesin e vitit 2015 dhe do të zgjasë afërsisht 3.5 vjet, i ndjekur nga fillimi i funksionimit gjatë vitit 2018. Kjo gjithmonë nëse TAP fiton përballë “Nabucco”.

Në detaje të tjera të projektit, të publikuara nga Ministria e Ekonomisë, përcaktohet se tubacioni që do të përshkojë Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë, do të ketë valvula bllokimi, nga të cilat 10 do të jenë në Shqipëri, që do të shërbejnë për raste të emergjencave apo mirëmbajtjes.

Lidhur me pjesën ku do të kalojë gazsjellësi, në dokumentin që përshkruan gjithë projektin përcaktohet se në dy anët e tubacionit do të mbillen breza me pemë në gjatësinë e 3 metrave. Për banorët që kanë tokat e tyre bujqësore ngjitur me tubacionin nuk rekomandohet mbjellja e bimësisë që ka rrënjë të thella.

Po kështu, sipas të njëjtit dokumentacion, shtëpitë duhet të jenë minimalisht 200 metra larg nga tubacionet e gazsjellësit. Përjashtim mund të bëjnë vetëm raste të caktuara që kanë efekt në komunitet dhe që mund të ndërtohen vetëm pasi të jetë dhënë mendimi i autoriteteve që nuk kanoset asnjë rrezik. Këto raste përjashtuese mund të lidhen me ndonjë rrugë apo pus që kërkohet të ndërtohet.

“Toka do të merret për strukturat e përhershme të projektit dhe për të lejuar operimin, mirëmbajtjen dhe qasjen emergjente gjatë gjithë jetës operative të projektit. Ndërtimi i grupeve të shtëpive nuk do të lejohet në një brez prej 200 m nga secila anë e gazsjellësit (brez 400 m)”, thuhet në dokumentin e projektit.

Por, përveç ndërtimit në pjesën tokësore, TAP ka edhe pjesën që kalon në det. Ndërtimi në seksionin bregdetar do të marrë një afat 8-mujor, përfshirë këtu dhe kohën që është e nevojshme për ta kthyer zonën në gjendjen fillestare.

Marrë nga: Zëri i Amerikës

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook