Lajmi i fundit:
  • 17:53 Presidenca reagon pas letrës së Ministrisë së Brendshme

  • 19:48 “El Clasico”, Real Madrid mund Barcelonën 3-1

  • 17:37 Vendimet e gjykatave, Tahiri letër Presidentit Nishani

  • 17:11 Bashkia reagon ndaj deklaratës së PS-së

  • 16:00 Çorovodë, bllokohen nga dëbora 5 barinj

  • 14:15 PS: Ndërtimet pa leje, përmasa të turpshme

  • 13:03 Ebola, OBSH: Numri i të prekurve i ka kaluar 10 mijë

  • 12:06 Strazimiri: Rama prishje selektive të ndërtimeve

  • 11:10 Lezhë, maskat grabisin me armë një banesë

  • 11:36 Protesta kundër dhunës ndaj shqiptarëve në Novi Sad

Protestuesit në Dibër të Madhe: Partia politike e dibranëve është Radika

Dibër- Një tjetër protestë është zhvilluar sot në mbrojtje të lumit Radika. 

“Partia Politike e Dibranëve është Radika”.

Kjo ka qenë motoja e tubimit të madhe sot, me të cilën u tubuan qytetarët e Dibrës së Madhe.

radika_6diber-14-mars

Tubimi sot në Dibër të Madhe

Tubimi u organizua në sheshin “Skënderbe” të Dibrës së Madhe, në të cilën merrnin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shkup.

Edhe pse është periudhë zgjedhore, qytetarët në Maqedoni i janë larguar tubimeve politike dhe po iu bashkohen protestave të mbrojtes së lumit.

Në protestë ishin edhe qytetarë nga mbarë trojet Shqiptare. Tubuesit thanë se kjo është hera e fundit që zhvillohet një protestë paqësore, pasi nëse nuk dëgjohet zëri i tyre, ata do përshkallëzojnë protestat.

“Të gjithë dibranët e dinë, se kjo është një politikë serbe dhe greke. Të gjithë e dinë se më këtë projekt i bëhet dëm popullit shqiptar se dëshiron ujin e bekuar radiksë ta marrin dhe të drejtojnë në Vardarin e qelbur”, tha kreu i Këshillit, Bashkim Mashkulli.

Protestuesit i kërkuan qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës të mbajnë qëndrim të fortë kundër çdo projekti që parashikon devijmin e lumit Radika.

Kjo është protesta e disatë që qytetarët në Dibër të Madhe kanë zhvilluar për të kundërshtuar prekjen e ujërave tëlumit Radika.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook