Lajmi i fundit:
  • 22:11 Shpërthim eksplozivi tek mbikalimi i Flakës, dëme materiale

  • 17:35 Cefaj dhe Lelcaj mbërrijnë në mbledhjen e komisionit të Ligjeve

  • 17:07 39 deputetë të mazhorancës kërkojnë shkarkimin e Cefës

  • 17:00 Nis mbledhja e komisionit të Ligjeve, Cefa jo i pranishëm

  • 16:30 Në automjet u gjetën 50 gr lëndë eksplozive, policia po heton

  • 16:23 Gjendet eksploziv në një automjet në Tiranë, evakuohet zona

  • 14:55 Shqipëria merr presidencën e Komunitetit të Energjisë

  • 14:05 Meta-kryebashkiakut të Selanikut: Forcim bashkëpunimit ndërkufitar

  • 13:12 Oerd Bylykbashi reagon ndaj Ramës për korrupsionin

  • 13:07 Prokuroria merr të pandehur Ndokën, Ndreun dhe Veliajn

Sarandë, ekspozita e Halitit dhe Papës sjell detin në pikturë e skulpturë

Beb_helidon-halitiSarandë- Deti i Sarandës, tashmë që ka hyrë zyrtarisht edhe sezoni i verës, vjen për pushuesit dhe turistët edhe në telajo.

Galeria e Artit në Sarandë po ekspozon përgjatë punime të kombinuara në pikturë dhe skulpturë të autorëve të njohur Helidon Haliti dhe Odise Papa.

Për herë të parë, qyteti bregdetar dhe Galeria e Artit i ka kushtuar këtë sezon turistik, një ekspozitë atë që e identifikon më së miri si qytet, detin e kaltër.

Helidon Haliti në pikturë dhe Odise Papa në skulpturë sjellin reflektimet e tyre personale lidhur me detin, duke i sjellë veprat e tyre si përjetime personale për detin, në forma abstrakte.

Duke bërë që çdo pikturë, të jetë një përjetim që të shkakton qëndrimi pranë detit…
Brenda pikturave gjen bashkëjetesën e njeriut me ujërat, qiejt, pemët ,peshqit, bimësinë e nënujit, yjet e avionët.

Odise Papa sjell të harmonizuara me pikturën, 28 vepra në skulpturë me figurë qëndrore detin. Skulptura si “Notari” e “Vozitësi”në bronx, “Sirena” e “tritoni” në mermer apo “Venus” e “Kokëcekici” në alumin janë duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

Drejtori i galerisë Lefter Ceko piktor ka thënë se kjo ekspozitë, që edhe sipas tij, po tërheq vëmendjen e mjaft vizitorëve, është edhe përmbajtja më interesante që mund të sillej për sezonin turistik.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 
  • eri

    Sa mire, cfare ndjesi e bukur :)