Lajmi i fundit:
  • 17:53 Presidenca reagon pas letrës së Ministrisë së Brendshme

  • 19:48 “El Clasico”, Real Madrid mund Barcelonën 3-1

  • 17:37 Vendimet e gjykatave, Tahiri letër Presidentit Nishani

  • 17:11 Bashkia reagon ndaj deklaratës së PS-së

  • 16:00 Çorovodë, bllokohen nga dëbora 5 barinj

  • 14:15 PS: Ndërtimet pa leje, përmasa të turpshme

  • 13:03 Ebola, OBSH: Numri i të prekurve i ka kaluar 10 mijë

  • 12:06 Strazimiri: Rama prishje selektive të ndërtimeve

  • 11:10 Lezhë, maskat grabisin me armë një banesë

  • 11:36 Protesta kundër dhunës ndaj shqiptarëve në Novi Sad

Sëmundja “Lazarati”, 700 gra në spital të intoksikuara nga hashashi

lazaratiiiiGjirokastër- Lazarati, përveçse kultivues është kthyer edhe në një qendër të përpunimit të hashashit. Çdo ditë atje me mijëra persona shkojnë për të punuar dhe fituar disa lekë më shumë.

E ndersa shteti as nuk leviz per te ndalur kete fenomen, ju mbetet vetem mjekeve te spitalit per te trajtuar semundjet profesionale te perpunuesve te hashashit. 700 persona kryesish femra jane paraqitur ne spital per shkak te intoksimimit nga hashashi.

Mjeku i urgjencës Hysni Lluka thotë se ka patur edhe raste të sulmeve kardio-vaskulare.

Mosha e punëtorëve varion nga 14 vjeç në 65 vjeç dhe numri i të miturve shkon në gati 40% të totalit. Nuk mungojnë rastet kur nënat e reja shoqërohen nga fëmijët e tyre të mitur gjatë punës së përditshme në Lazarat. Që prej fillimit të  verës së sivjetshme dhe aktualisht në Lazarat janë duke punuar më shumë se 2000 punëtorë  cdo ditë.

Marrë nga Top Channel

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 
  • mario

    epo shteti kur e lejon punen per mbjelljen dhe perpunimin e kanabisit ne lazarat, te coje edhe inspektoriatin e punes per te kontrolluar per masat e sigurise ne pune se duhet te kene maska ato smund te lejohen te punojne keshtu pa asnje lloj sigurie