Lajmi i fundit:
  • 17:12 Arrestohet një biznesmen në Fier, u kap me drogë

  • 16:14 Plagosja dje në Tiranë, arrestohet edhe autori i dytë

  • 13:04 PD: Prishje selektive, të shumta

  • 12:43 Panariti takon homologun kosovar

  • 11:55 Rama: Të mësojmë nga gabimet e të shkuares

  • 11:07 Inzaghi: E vështirë për këdo të fitojë ndaj Milanit në “San Siro”

  • 11:00 Izraeli rihap zonën e shenjtë në Jeruzalemin Lindor

  • 11:00 Studentët peticion: Jo pagesës për provimet e mbartura

  • 10:22 Arvizu: Qeveria të punojë ngushtësisht me BE

  • 10:10 Vasili: Përpjekje maksimale për integrimin

Sërish “Pallati 176”, guximi i të rinjve për të zëvendësuar Jovan Bregun (FOTO)

—-Nga Mila Hysotoci—-

Tiranë- Komedia e pavdekshme shqiptare “Pallati 176” u shfaq në skenën e Teatrit të Metropolit  me një njëjtin subjekt dhe skenar, por e interpretuar nga djem dhe vajza të rinj të profileve të ndryshme, por të pasionuar pas teatrit.

teatri1

Momente nga shfaqja

Përreth 3 muaj janë përpjekur të sjellin komedinë e njohur batutat dhe skenat e së cilës janë ende të përdorshme dhe shkaktojnë humor tek shqiptarët. Ndërkohë risia në këtë shfaqje është se personazhi i Perikliut vjen i interpretuar nga një vajzë. Të mësuar më personazhin legjendar të humorit, Jovan Bregu, nën interpretimin e të ndjerit Roland Trebicka, tashmë një brez i ri aktorësh po përpiqet që ta rikthejë këtë komedi brilante nën interetues të rinj. Brezi i akotrëve që i dhënavë asaj përmasat e një vepre të pavdekshme humori, ose nuk jetojnë ose janë në një moshë të vjetër. E megjithatë vepra e tyre është ende një nga më të shikuarat, edhe pse thuajse të gjithë mund të kujtojnë gati cdo batutë të saj. Por për tu përshëndetur është nisma e aktorëve të rinj, të cilën duan të futen në rrugën ë vështirë të aktrimit me një komedi të tillë.

Edhe pse të mësuar me personazhet e vjetër të “Pallatit 176”, spekatorët e mirëpritën dhe mbështetën guximin e të rinjve.  Ndërkohë që mbetën të zhgënjyer nga i ftohti i madh në sallë, i cili shoqëron në fakt spektatorët në çdo sallë të Tiranë kur guxojnë të ndjekin aktivitete artistike.

Foto    1 / 4

Sërish “Pallati 176”, guximi i të rinjve për të zëvendësuar Jovan Bregun

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook