Lajmi i fundit:
  • 17:03 Shënohet rasti i parë i Ebola në SHBA

  • 17:00 Heqja e obeliskut në Kavajë, PD protesta në shesh

  • 15:35 Arrestohet kreu i komunës Ksamil

  • 15:03 Shkarkohet kreu i Prokurorisë së Pukës

  • 14:10 Basha: Dekonspirim i të dhënave të dëshmitarit

  • 13:00 Visho Ajazi: SHISH nuk ka bërë përgjime të paligjshme

  • 12:01 Gruaja e George Clooney-t, avokate e Slobodan Milosheviçit

  • 11:55 Shtyhet seanca ndaj Arben Frrokut, mungoi dëshmitari

  • 11:57 Beqaj: Kujdes të veçantë për sëmundjet tumorale

  • 11:35 ’15-vjeçarja shkoi në Siri për t’u bërë nuse xhihadiste’

Shkolla e Avokatisë, misteri i 25.000 metra katrorë truall për 500 studentë

SHKOLLA-E-AVOKATISE--05_2Tiranë- Një nga vendimet e Qeverisë Berisha në kohën e tranzicionit të pushtetit ishte edhe ai i kalimit të një trualli prej 25 mijë metra katrorë, për ndërtimin e shkollës Kombëtare të Avokatisë.Toka ndodhet pranë hangarëve të helikopterëve tek ish-Fusha e Aviacionit në Laprakë.

Por në një sipërfaqe kaq të madhe për një shkollë me 500 studentë, ka ngritur pikëpyetjet nëse i gjithë trualli do të jetë vetëm shkollë, apo bashkangjitur me të do të ketë ndërtime të tjera për qëllime biznesi. Kjo edhe për faktin se në planet rregulluese të Tiranës, në këtë zonë është folur për një qendër tregtare dhe jo Shkollë Avokatie.

“Shkolla Kombëtare e Avokatisë fillon për herë të parë në datën 4 nëntor dhe shtrihet për një afat 9-mujor. Jemi vënë në dijeni, që Qeveria që ka ikur në fund të gushtit 2013, na paska dhuruar një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë, për ndërtimin e një shkolle. Një sipërfaqe e tillë ka krijuar dyshime dhe aq më tepër që nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë nuk po regjistrohet”, thotë Saimir Visha, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë.

Ne vendimin e Keshillit te Ministrave te dates 7 gusht thuhet se kalohet ne pergjegjesi administrimi nga Ministria e Mbrojtjes, tek Ministria e Drejtesise dhe Dhoma Kombetare, pasuria e paluajtshme me siperfaqe 25 mije metra katrore.

Kjo sipërfaqe njihet si prona me numër 64, me emërtimin ‘ish-Fusha e Aviacionit’, ndërkohë që në vendim thuhet që Ministrisë dhe Dhomës së Avokatisë u ndalohet të ndryshojmë destinacionin e pronës, ta tjetërsojnë atë, apo t’ua japin në përdorim të tretëve. Deri në zgjidhjen e këtij problemi, Shkolla e Avokatisë që do të hapet në datën 4 nëntor do të jetë një shkollë lëvizëse, duke u sistemuar në mjedise me qira.

“Ka një mendim nga Këshilli Kombëtar, që është hedhur edhe nga kryesia, që fillimi i Shkollës Kombëtare do të jetë shkollë lëvizesë në ambiente me qira, deri në ndërtimin e një Shkolle me të vertëte Kombëtare për Avokatinë. Shikohet i pamundur ndërtimi i Shkollës Kombëtare tek Fusha e Aviacionit, ku Qeveria e ikur na ka falur një 25 mijë metra katrorë, gjë që ka krijuar shumë pikëpyetje”, thotë Visha.

Burimi: Top Channel

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook