Lajmi i fundit:
  • 20:08 Vjedhja e Energjisë, Ardian Çipa: 13 të arrestuar ditën e sotme

  • 19:12 Tiranë, atentat me armë zjarri ndaj një personi

  • 18:23 Mbahet forumi për paketën fiskale, flet ministri Cani

  • 18:14 Kryeprokurori Llalla intervistë për “Zërin e Amerikës”

  • 18:03 Ilir Meta takon Presidentin e Parlamentit të Marokut

  • 17:27 Vlorë, shpërthen në flakë një automjet

  • 16:49 Përfundon takimi mes Edi Ramës dhe Bujar Nishanit

  • 16:37 Aksioni ndaj energjisë, arrestohen dy elektriçistë në Gjirokastër

  • 15:51 Kryeprokurori Llalla takohet me zyrtarë të DASH

  • 15:04 Qeveria heq pezullimin për 6 universitete private

Shpallet konkursi për drejtorët e Teatrit të Operas e Galerisë së Arteve

mins-kulturesTiranë- Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për drejtorët e rinj të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas njoftimit në faqen online të ministrisë, kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

a) Të jenë shtetas shqiptar.
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

1. Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
a. Arsimim profesional artistik ose Menaxhim Arti;
b. Përvojë pune në Teatrin e Operas dhe Baletit;
c. Veprimtari artistike të suksesshme në TKOB dhe në institucione të tjera të llojit, përfshirë ato ndërkombëtare;
d. Përvojë në krijimin, vënien në jetë të strategjive të projekteve/aktiviteteve artistike;
e. Aftësi për të organizuar, menaxhuar, indetifikuar prioritetet dhe përcjelljen e tyre në mënyrë sa më të dobishme në staf;
f. Aftësi të shprehura për iniciativë dhe kreativitet;
g. Aftësi të dallueshme komunikimi, ruajtjeje dhe zhvillim i kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët ndërkombëtarë;

2. Drejtor i Përgjithshëm në Galerinë Kombëtare të Arteve
a. Arsimim profesional artistik ose Menaxhim Arti;
b. Jo më pak se dhjetë vjet përvojë si kurator arti në galeritë vendase dhe ato ndërkombëtare bashkëkohore;
c. Përvojë dhe njohuri në organizimin e punës në një galeri arti në të gjitha aspektet e mirëmenaxhimit të saj;
d. Aftësi të shprehura për iniciativë dhe kreativitet;
e. Aftësi të dallueshme komunikimi

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 18.10.2013 pranë Zyrës së Protokollit ne Ministrinë e Kulturës.

Më parë këto poste i ka mbajtur Zhani Ciko dhe Rubens Shima të cilët mësohet se janë shkarkuar.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook