Lajmi i fundit:
  • 15:10 Ramos-Ronaldos: Duhet të zbatosh ligjet e skuadrës

  • 14:10 BE heton blerjen e WhatsApp

  • 13:50 Basha: E papranueshme rrëzimi i dekreteve të Nishanit

  • 13:20 Arsimi profesional, Veliaj: Drejtuesit e pakualifikuar do largohen

  • 13:04 Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 7 të arrestuar

  • 11:32 Erdogan vizitë në Qipro, rrit në kulm tensionin mes Ankarasë e Athinës

  • 11:01 Amnesty International: ISIS po bën pastrim etnik

  • 11:03 Vjedhja në BSH, prokuroria siguron të dhënat pasurore

  • 10:08 I shpërthen granata në dorë, humb jetën një person në Krumë

  • 10:01 Xhihadistët shqiptarë në Siri, Bushati: Izolim fenomenit

SIDA në Shqipëri në rritje. Numri i të prekurve më i lartë se në rajon

Tiranë- HIV/AIDS është një sëmundje me një kurbë në rritje në Shqipëri, gjë që tregon se duhet një vëmendje më e madhe.

komisioni-i-shendetesise700Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Kështu janë shprehur përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile si dhe koordinatori kombëtar për HIV/AIDS në Institutin e Shëndetit Publik, z. Roland Bani në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë sot në kuadër të Ditës Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS.

Numri, sipas z. Bani, është në rritje jo vetëm krahasuar me shifrat e viteve të kaluara, por edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Koordinatori Roland Bani vuri në dukje se në total janë 671 persona të prekur nga ky virus që prej vitit 1993, vit kur u zbulua rasti i parë në Shqipëri.

Të paktën 96 raste të reja janë diagnostikuar gjatë vitit 2013, prej të cilëve 53 në stad të avancuar.

Sipas zotit Bani, rreth 60% e rasteve të konstatuara gjatë vitit 2013 janë kapur në stadin AIDS. Përsa i përket raportit femra-meshkuj, 70% e rasteve të diagnostikuara janë meshkuj dhe 30% femra.

Karakteristikë te femrat mbetet niveli i ulët i testimit vullnetar.

Sipas koordinatorit kombëtar për HIV/AIDS rastet me HIV/AIDS te femrat zakonisht konstatohen pas hetimit epidemiologjik, që do të thotë në rastet kur partneri është diagnostikuar me HIV/AIDS ose gjatë kontrolleve në periudhën e shtatzënisë.

komisionishendetesis222Përfaqësuesit e shoqërisë civile

Një problem tjetër që z. Bani ngriti gjatë fjalës së tij ishte niveli i ulët i testimit në përgjithësi, pavarësisht masave të ndërmarra nëpërmjet ngritjes së qendrave këshillimore. Gjithsesi, masat parandaluese ndaj HIV/AIDS janë përqendruar kryesisht te përdoruesit e drogës.

Në fjalën e tij drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, tha se aktualisht është në fuksionim mekanizmi kombëtar i koordinimit për HIV/AIDS, që ka për qëllim të mbështesë njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook