Lajmi i fundit:
  • 11:15 Seanca plenare, flet kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi

  • 11:01 Nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo, në konferencë shtypi

  • 11:00 Nis seanca parlamentare, flet kryetari Meta

  • 10:07 Florion Mima konferencë shtypi mbi sistemin fiskal

  • 09:56 Kukës, reshje bore në zonat malore

  • 20:53 Vlorë, ndalohen nga policia disa klandestinë

  • 20:50 Kamëz, dhëndri plagos me armë vjehrrin

  • 18:00 Rama intervistë për DW: Serbia nuk ishte gati për vizitën

  • 16:55 FSHF-ja publikon argumentet që do paraqesë në UEFA

  • 16:50 Roli i grave në sipërmarrje, flet ministri Erion Veliaj

Tjetër arratisje nga burgu i Burrelit. SHKB-ja nis hetim, pezullohet drejtori

burgu-i-burrelitBurrel- Afrim Zeneli është rasti i tretë brenda muajit maj që nuk kthehet në burg nga leja.

Ditën e sotme në orën 13:00, Zeneli duhej të kthehej nga leja në burgun e Burrelit, por nuk e ka respektuar.

Ndërsa familjarët e Zenelit në Kukës kanë deklaruar se ai ishte nisur nga shtëpia sot në mëngjes për të shkuar në burg, ndërrsa shprehen se nuk kanë dijeni se ku mund të ketë shkuar i afërmi i tyre.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimin ndërkohë që mësohet se është pezulluar nga detyra drejtori i burgut të Burrelit. Sipas saj, Demir Çupi, drejtori i burgut i kishte dhënë edhe 20 mijë lekë të burgosurit i cili kishte marrë leje me pretekstin se do të takonte gruan shtatzanë.

Mësohet se Afrim Zeneli ishte arratisur edhe më parë nga paraburgimi i Kukësit, duke përdorurmjete prerëse për të shqyer hekurat. Ai ishte i dënuar 14 vjet për vjedhje, ndërsa i kanë ngelur edhe 6 vite pa shlyer.

Më parë këtë muaj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur se nuk do të japë asnjë leje shpërblyese për asnjë të burgosur deri në një afat të papërcaktuar.

Kjo masë vjen disa ditë pas arratisjes së dy të dënuarve nga burgu i Peqinit dhe ai i Fushë- Krujës.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook